Flash News

KRYESORE

Reperi "problematik" tregon anën e tij të ndjeshme me këngën dedikuar së bijës

Reperi Mozzik ka qenë në qendër të kritikave për shkak të këngës "Madonna" e cila ka shumë nënkuptime dhe fjalor jo shumë të përshtatshëm për të gjitha moshat, e megjithatë ka korrur shumë sukses përkundër të gjitha kritikave. Mirëpo, Mozzik ka treguar dhe anën e tij të ndjeshme më këngën dedikuar vajzës së tij Hanës. Pak pasi ora shënoi 00:00, Mozzik publikoi albumin e tij të titulluar “MozzArt”, që përmban 20 këngë  dhe i cili deri tani është pritur shumë mirë nga publiku. Kënga "Hana" është kënga e parë e albumit të tij e cila nuk flet vetëm për vajzën e tij por edhe për Loredanën, me të cilën Mozzik nuk është më.
Mozzik shkruan për shqetësimet e para që reperja ka patur në fillim të shtatzënisë dhe ndër të tjera thotë se në ato momente ndodhej në Dusseldorf dhe nuk e dinte ku ishte spitali:

"Fillun do net sun flejsha pi maraki se nana jote, kishke dhimbje barku. Thojsha me t’gjet najsen vetes s’ja fali qellum n’Dusseldorf, se disha as ku o spitali “Mozz, shum bre barki pom rrin i frym” .Shtriju jet qetsohu, e merr mir shume frym Kur jena bashk s’mujna me kon t’kthym Kur jena bashk funksionojna sikur rrym."

Gjithashtu, reperi i famshëm flet edhe për momentin kur morën vesh që do bëhën prindër: "Shkum n’barnatore sum kallxoj as qka ka ble. Ja lexova ftyren, ja nisi tu u zbeh. Tu mos menu isha kon dul pi banjo Lori, m’tregoj qe osht shtatzon. Dyt tu kajt tu mos dit hiq qa ndrroj Perendia na dhuroj e na gzoj." Mozzik përmend dhe faktin që mbase nuk është babai perfekt por zotohet që do jetë përherë pranë së bijës: "Ndoshta ska me kon bab perfekt, ndoshta najher ka met lon vet. Pse kjo jet per mu su kon hiq leht veq s’kom qare pa ti siguru lekt S’du kur t’lypsh diqka me t’thon skom." Kjo këngë është shkruar nga Mozzik gjatë shtatzënisë së Loredanës dhe në muajit e parë pasi Hana erdhi në jetë,e pavarësisht të gjitha ndodhive ai nuk e ka ndryshuar atë e as nuk e ka hequr nga albumi.

Të fundit