Flash News

KRYESORE

Rikandidimi i Veliajt, Agimi Nesho: Ndodhi që PS të mos përçahej, por Rama nuk e pranon për kryetar

Rikandidimi i Veliajt, Agimi Nesho: Ndodhi që PS të mos

Teksa analizoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS por edhe mitingun e shpalljes së kandidaturës së Erion Veliaj, diplomati Agim Nesho i ftuar në ermisionin "360 Gradë" në Ora News e krahasoi atë me "Kënga e fundit e mjelmës".

“Ky ishte një diskutim publik i zotit Rama nga cilësia dhe oratoria do të thosha është "Kënga e fundit e mjelmës" por në fakt aty jep disa mesazhe që tregon atë realitet që Shqipëria aktualisht po përjeton. Së pari një lider nuk mund të akuzojë me këtë gjuhë të derrave dhe hallateve nëse është në një konfort drejtimi. Kjo duhet harruar, është nga dëshpërimi se është hequr nga cilësia për të qenë pjesë e zgjidhjes së problemit.

Së dyti ju tregohet oligarkëve atë që BE dhe KE e thotë se vendet e Ballkanit vuajnë nga problemi i shtetit të kapur, krimit të organizuar që është futur dhe shkrirë me politikën dhe korrupsionit galopant. Pse duhet të përmendte ai dhe të sensibilizonte opinionin publik. Këta janë popull, ata janë aktorët e teatrit dhe thotë do t’i bëj.

Pse? Ka mbetur peng. Ja ku i keni armiqtë tuaj, shtypin e lirë, rrjetet, portale, këta derrat që nuk më lënë mua të ngrej këto gjëra. Nuk jam unë që po dal jashtë skenës, por këta që po sensibilizojnë opinionin ndërkombëtar që këtu diçka e tmerrshme po ndodh. Thotë që do t’i bëj dhe duke ngritur një furi ndaj opinonit publik që nuk do që Tirana të betonizohet.

Që në çdo pëllëmbë tokë të bëhen kulla dhe të bëjnë riciklimin e parave të drogës duke ndërtuar ndërtesa gjigante në Tiranë. Kjo ka një qëllim, është loja që luan Rama duke ngritur stekën për ti dhënë një zgjidhje maksimale.

Nuk besoj që Veliaj do të jetë zëvendësi i tij. Kopja nuk është më e mirë se origjinali. Rama nuk e pranon këtë gjë ta harroni, por një pjesë e partisë gjen një shtyllë për tu mbrojtur.

Nëse Rama nuk  do të kandidonte Veliaj, partia do të ndahej, një fraksion i vogël, por do të ishte një humbje e madhe për PS. Prandaj u detyrua ta bëjë. Por e  pranon Rama një të dytë më shumë se veten e tij, kurrë, këtë ta harrojmë. Do të ikë i fundit.”

Të fundit