Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Rikthim në PD si deputet? Ish ministri: Ata që angazhohen duhet t’i futen seriozisht garës
Ish ministri demokrat Besnik Mustafaj, duke folur për hapjen e PD dhe bisedën personale me Bashën vlerësoi se aktivizimi brenda partisë kërkon një garë të ndershme. Ai mohoi të rikthehet në parti si deputet, megjithëse sqaroi se është anëtar i partisë dhe nuk është larguar asnjëherë.
Mustafaj kujtoi përvojën e vitit 2000 kur ka garuar me Bamir Topin por asokohe nuk ka ekzistuar një përvojë politike. Ndërsa prej një viti, thotë Mustafaj Fondacioni i Konservatorëve Britanike po punon për krijimin e një skeme si në Britani.
“Në 2000 unë kam qenë në garë për Bashkinë e Tiranës, unë dola me Bamir Topin, zgjodhi Anëtarësia. Por në 2000 nuk arriti të krijojë përvojë politike. Tani ka më shumë se një vit, më ka thënë Basha, Fondacioni i Konservatorëve Britanike po punon për krijimin e një skeme si në Britani. Vlerësues për elitën politike lokale dhe qëndrore. Mekanizmat janë ndërtuar, a do të mund të funksionojnë, këto ngelen tek ndershmëria.
Unë nuk kam pikësynim të futem në garë për deputet. Por nëse do të rikthehet cilido duhet t’i futet garës. Do ishte e pandershme dhe joproduktive nëse futen pa garë”, tha Mustafaj.