Flash News

KRYESORE

Rregullorja e re ndaj COVID, Athina mund t’i rikthehet karantinës për herë të dytë

Rregullorja e re ndaj COVID, Athina mund t’i rikthehet karantinës

Athina rrezikon t’i rikthehet karantinës për herë të dytë në rast se masat që kanë hyrë në fuqi ditën e djeshme nuk japin efekt në rënien e numrit të të infektuarve.

Greqia shënoi dje numrin më të lartë të rasteve të reja ditore me koronavirus, teksa u regjistruan 453 raste dhe shumica ishin në rajonin e Atikës.

Ndërkohë, Qeveria bëri të qartë se mund të ketë një Lock-Doën të lokalizuar vetëm për Athinën, meqenëse rastet tashmë janë në çdo lagje të kryeqytetit.

Kujtojmë se Greqia këtë fillim shtatori ka pësuar një rritje rastesh deri në rekordin e djeshëm.

Rregullorja e re hyri në fuqi dje, nuk lejon më shumë se 9 persona në ambientet e brendshme,  në dasma e varrime jo më shumë se 20 persona, kurse punonjësit në sektor publik duhet të paraqiten të ndarë në 3 orare të ndryshme, 7,8 dhe 9 të mëngjesit, kurse në privat ka numër të limituar punëtorësh në ambientet e punës, si dhe punëdhënësit janë të detyruar të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia.

Të fundit