Flash News

KRYESORE

Rreth botës në 34 'nevojtore', nga gropa në arë tek ala turka dhe deri te mermeri luksoz

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 2.4 miliardë njerëz në mbarë botën nuk kanë mundësi për të përdorur tualete me higjenë të mirë dhe më shumë se një miliardë të tjerë janë të detyruar të kryejnë nevojat e tyre personale duke u rrezikuar nga sëmundje dhe risqe të tjera.

Në hapjen e fushatës Botërore të Ditës së Tualetit, OKB tha se higjena e dobët rrit rrezikun e sëmundjeve dhe të kequshqyerjes, veçanërisht për fëmijët, dhe bëri thirrje për gratë dhe vajzat në veçanti, që të ofrohen tualete të sigurta dhe të pastra.

Në një deklaratë të tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-mun, tha se "një në tre gra në botë nuk përdorin tualete të sigurta, dhe si rezultat, ato përballen me sëmundje, turp dhe ndonjëherë edhe dhunë kur kërkojnë një vend për të kryer nevojat personale."

Edhe aty ku ka tualete në mbarë botën, disa prej tyre vështirë se e kanë të shkruar diku që janë tualete.

Një tualet i hapur në një fushë në Gorba, në shtetin lindor indian të Chhattisgarh.

Për shembull, në një kamp vendosjeje të refugjatëve sirianë në luginën Bekaa të Libanit, tualetet e rrethuara nga fleta të valëzuara me mbishkrime ulen drejtë deri në tendat. Në rrethin Marcory të Abidjanit, Bregu i Fildishtë, një stacion "privat", tualeti është thjesht i ndërtuar me copa rezervë të drurit dhe metalit.

OKB-ja thotë se përderisa ka ujë të freskët të mjaftueshëm në planet për të gjithë, "ekonomia e keqe dhe infrastruktura e dobët" do të thotë që çdo vit miliona njerëz, shumica prej tyre fëmijë, vdesin nga sëmundjet që lidhen me higjienën e dobët, kushtet e jetesës jo higjenike dhe furnizime jo të pastra me ujë.

"Ne kemi një imperativ moral për t'i dhënë fund tualeteve të hapur dhe kemi për detyrë që tu sigurojmë grave dhe vajzave të mos jenë në rrezik për sulme dhe përdhunim thjesht, për shkak se atyre u mungon një strukturë sanitare", u shpreh Ban.

*Më lart gjeni galeriinë me fotot e tualeteve nga 34 vende të botës.

Të fundit