Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari zbardh qëndrimin e grupit për projektligjin e ri të qeverisë, jep edhe zgjidhjen

Rudina Hajdari zbardh qëndrimin e grupit për projektligjin e ri

Deputetja Rudina Hajdari ka shprehur qëndrimin e saj dhe të grupit parlamentar që përfaqëson në Kuvend lidhur me hartimin e projektligjit të "Korporatës së Investimeve në Republikën e Shqipërisë".

Në një status në rrjetet sociale ajo e cilëson këtë projektligj një aferë korruptive që cenon tregun e lirë.

Përpos qëndrimit kundër, Hajdari ofron edhe një zgjidhje, tërheqjen e nismës.

“Ajo që dua të vë në dukje, është qartazi abuzimi dhe korrupsioni i aferës qeverisëse sot, në hartimin e projektligjeve si ajo: e "Korporatës së Investimeve në Republikën e Shqipërisë". Ky projektligj:

a. Nuk i nënshtrohet asnjë modeli të së Drejtës Komunitare;

b. Cënon tregun e lirë dhe i jep pavarësi KISH-it ( Korporatës së Investimeve Shqiptare) në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve.

Por, si arrijmë në një konkluzion të tillë?

1. Raporti i detajuar i FMN-së në lidhje me këtë projektligj është shumë i qartë dhe nuk lë shkas për interpretime të tjera, dhe,

2. Ky projektligj nuk ka një institucion apo organ kontrollues monitorimi, pra mbetet jashtë kontrollit të fortë të prokurimeve.

Por, cila është zgjidhja?

Ajo është vetëm një: Parandalimi paraprak në tërheqjen e kësaj nisme korruptive, si një projektligj fare i panevojshëm, i cili do t'i shkaktonte dëme të mëdha dhe të pariparueshme buxhetit të shtetit shqiptar, në borxhin e pashlyer dhe në disiplinën fiskale të tij.

Grupi parlamentar demokrat do të votojë kundër këtij projektligji”, shkruan Hajdari.

Të fundit