
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur

Alfred Lela
Rudina Hajdari është e vetmja që e meriton, ndër të gjithë ata që ishin në Kuvend dhe që duan të futen aty, pas djegies së mandateve të forcave opozitare, një diskur publik. Ia vlen të flasësh për të dhe të argumentosh psetë dhe sepsetë e aktit të saj.
Jo se Rudina është Rudina, por se ajo është e bija e Azem Hajdarit. Jo vetëm se është e bija e Azemit, por edhe se është gege. Jo vetëm se është gege, por edhe se është e shkolluar jashtë; jo kudo, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jo vetëm se është shkolluar jashtë, por se ajo përfaqëson dy gjëra në një në mesin e së djathtës: një prurje të re dhe një ardhje nga tradita.
Jo vetëm se ajo mbërrin nga tradita, por edhe se e ka nëpër këmbë një 'aktualitet'. Të ëmën, gjyqtaren Fatmira Hajdari, e cila pret t'i nështrohet procesit të vettingut.
Rudina, ndoshta, i ka shkur nëpër mend të gjitha këto arsye (ose jo), kur e ka marrë vendimin për ta mbajtur për vete mandatin e deputetit. Zyrtarisht ajo ka dhënë dy motive që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi: ndërkombëtarët dhe 'amanetin' e të atit.
Ndërkohë që për të parën duhet të jemi të sigurt, po kaq të pasigurt duhet të jemi për të dytën. Nëse Azem Hajdari do të ishte gjallë, a do ta kishte djegur apo mbajtur mandatin e deputetit? Do të ishim në kufijtë e abuzimit po të vinim bast me 'po' e 'jo' për secilin variant, por temperamenti personal dhe politik i Azem Hajdarit na bën me dije se, në kreshendo, në ngjarje, bujë dhe dinamika të forta plot me kundërshti, lëshonte shtat profili i tij. Azemi ishte biri i padurimit dhe nëpërmjet zemëratës e kryengritjes e shprehte aq mirë solfezhin e vet të tribunit.
Thënë këtë, imagjinata ime e sheh Azem Hajdarin, jo në anën e të paktëve, ku futen edhe ndërkombëtarët, dhe ata pak kokrra burrash e grash që kanë pranuar të bëhen deputetë 'pas shpine', por me shumicën absolute demokrate dhe opozitare.
Këtë shumicë kërkoi gjithë jetën Azem Hajdari dhe kjo e përplaste, jo rrallë, me liderin absolut të PD së dikurshme, Sali Berishën. Ka një moskuptim kur flitet për 'rivalët e Berishës' në PD. Pashko, i ndjerë, senatoriali Ceka, Meksi flegmatik, e me radhë të tjerët. Vetëm Azem Hajdari, i cili në fjalët e tij 'mblidhte më shumë njerëz po t'i binte goma e makinës, se sa shumica e krerëve demokratë në miting' ishte 'këmba-këmbës' në thembër të Berishës.
Por kjo është vetëm retrospektivë, e cila na ndihmon për të shpjeguar të ardhmen. Ngaqë e tashmja është e paparashikueshme. Për të shpjeguar Rudina Hajdarin, e cila është një vajzë e shkëlqyer, por amatore në politikë.
Ajo humbi një rast të shkëlqyer për t'i dhënë vetes atë kreshendo, që vetëm i ati mund ta prodhonte. 8 dhjetorin e vitit që sapo iku, Rudina kumtoi në 'Qytetin Studenti', në përvjetorin e Dhjetorit '90, i cili aq shumë qëndron mbi shpatullat e të atit, se do digjte mandatin për t'iu bashkuar studentëve që po protestonin për të drejtat e tyre dhe padrejtësitë e të tjerëve. E tha Rudina, por nuk e ndoqi pas jehonën e asaj që tha. Pak ditë më pas, të enjten parlamentare, ajo e humbi rastin që të bëhej jehona e një akti, kur nuk u shfaq për të mbajtur një fjalim të shkurtër me 'tumirmbetshi!', për të deklaruar publikisht nga foltorja ku iu plagos i ati, se dorëzonte mandatin dhe iu bashkohej studentëve që po protestonin në prag të Kuvendit. Duke mos e bërë këtë ajo mbeti Rudinë dhe nuk u bë dot Azem. E bija e liderit të Dhjetorit në gjak, por jo në temperament politik.
Dy muaj më vonë, kur Lulzim Basha u kërkoi forumeve të larta të PD dhe aleatëve që të digjnin mandatet, Rudina u kruspullos si një fetus në bark të nënës. Tha, pas disa ditësh në Bruksel, se kishte zgjedhur ndërkombëtarët.
Rudina Hajdari zgjodhi kështu audiencën më të vogël të mundshme, vetëm dy muaj pasi kishte humbur rastin e audiencës absolute.
Në këtë minimo politike ajo e humbi takimin me historinë.
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

