Flash News

KRYESORE

Salianji: Ekspertët britanikë nxorën se zëri është i ngjashëm me të Agron Xhafajt

Salianji: Ekspertët britanikë nxorën se zëri është

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji tha se audiopërgjimi që ai ka kryer është analizuar nga ekspertë britanikë, të cilët kanë arritur në përfundimin se zëri është i ngjashëm me atë të Agron Xhafajt.

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” ai tha se është turp që nuk u zhvilluan hetime për grup të strukturuar kriminal dhe as për trafik droge.

“Britanikët thonë se zëri në audio është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafajt. Ekspertët britanikë kanë marrë zërin dhe thonë se zëri i Agron Xhafajt është i ngjashëm. Kampioni Agroni thonë është i ngjashëm me zërin e z.Xhafajt. Britanikët thonë se për zërin e Agron Xhafajt dhe të Alizotit ata janë zëra të ngjashëm. Prokuroria nuk ka dërguar në gjyq materialin bruto, por ka marrë një bisedë telefonike me Agron Xhafajt dhe familjarëve të tij. Nuk dimë se a është dërguar zëri origjinal. Ne e dimë se mafia përdor mjete të ndryshme dhe këta persona e ndryshojnë zërin. Megjithëse e kanë dërguar kështu, prapë thuhet se është zë i ngjashëm. Prokuroria ka çuar Agron Hysenin, që nuk dihet se kush është. Siç ka thënë Rama e Fatmir Xhafaj, edhe Prokuroria ka thënë se është komplot shtetëror”, tha Salianji.

Ai mendon se këto janë ditë të zeza për shqiptarët, pasi populli pret të ndëshkohet mafia e kjo gjë nuk po ndodh.

Të fundit