Flash News

KRYESORE

Samsung prezanton pesë pajisje të reja në eventin e parë ndonjëherë virtual

Sot, Samsung Electronics organizoi eventin e parë ndonjëherë virtual ‘Galaxy Unpacked’ transmetuar live nga Korea për të prezantuar një grup të ri të pajisjeve të fuqishme.

Gjatë këtij eventi u prezantuan pesë pajisje, të cilat integrohen pa vështirësi me qëllim fuqizimin e konsumatorëve që lundrojnë në një botë që ndryshon me shpejtësi: Galaxy Note20 dhe Galaxy Note20 Ultra, linja më e fuqishme e Note; Tab S7 dhe S7 +, tableta të gjithanshëm për produktivitet dhe kreativitet; Galaxy Watch3, një orë smart premium me karakteristika të përparuara mbi shëndetin; Buds Galaxy, kufje  elegante dhe ergonimike me cilësi të lartë tingulli dhe Galaxy Z Fold2, smartphone-i i palosshëm  i gjeneratës tjetër, me përmirësime të shtuara.

“Asnjëherë më parë nuk jemi mbështetur në teknologji si në ditët e sotme.Ështëmënyra se si ne qëndrojmë të lidhur, ndërsa lundrojmë në sfidat e jashtëzakonshme me të cilat përballemi  në të gjithë botën.Teknologjia duhet ta bëjë jetën më të lehtë, jo më komplekse. Kjo është arsyeja pse kemi prezantuar pesë pajisje të reja të fuqishme.Të veçuara nga njëra-tjetra, këto pajisje janë mjete të fuqishme për t'ju ndihmuar të maksimizoni punën tuaj dhe eksperiencën me lojërat.Së bashku, si pjesë e ekosistemit Galaxy, ata punojnë së bashku në mënyrë që të mund ta kaloni kohën tuaj të përqendruar në ato gjëra që kanë më shumë rëndësi për ju,"- u shpreh  Dr. TM Roh, President dhe Shef i Mobile Communications Business, Samsung Electronics.

Çfarë u prezantua sot:

  1. Galaxy Note20 dhe Galaxy Note20 Ultra, Seria më e Fuqishme deri më Sot
  2. Galaxy Tab S7 dhe Tab S7+, Tablet universal për produktivitet dhe kreativitet
  3. Galaxy Ëatch3- Një orë premium Smart që vjen me karakteristika të avancuara rreth shëndetit
  4. Galaxy Buds Live- Kufje plot stil dhe ergonomike me një kualitet të mrekullueshëm tingulli
  5. Galaxy Z Fold2

Të fundit