Flash News

KRYESORE

“Sapo të bien tarifat, dialogu fillon me zell”. Grenell i bën ‘share’ postimit të Thaçit

“Sapo të bien tarifat, dialogu fillon me zell”. Grenell i

Richard Grenell, i dërguari i Posaçëm i Donald Trump për ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka përshëndetuar vendimin e Hashim Thaçit, që njoftoi se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat kushtetues për krijimin e qeverisë së re. Grenell shpërndau mesazhin e Thaçit në Twitter, duke shkruar se “sapo të hiqen tarifat ndaj Serbisë, dialogu do të fillojë me zell”.

“Pasi të bien tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë Dialogu fillon me zell. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për t`i sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje - dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Më shumë do të vijnë së shpejti”, thotë Grenell.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë kundër vendosjes së reciprocitetit me Serbinë, duke i kërkuar Albin Kurtit heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe pa kushte. Por Kurti vendosi që tarifat të hiqen, duke vendosur reciprocitetin dhe monitorimin e tij deri në qershor. Ndërkohë, ende nuk dihet se në çfarë faze janë bisedimet e Isa Mustafës me disa parti opozitare për krijimin e qeverisë së re.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1251880416253886468

Të fundit