Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen drogë dhe armë në Tiranë, rrestohen 2 persona  

Sekuestrohen drogë dhe armë në Tiranë, rrestohen 2 persona

Policia e Tiranës ka sekuestruar drogë dhe armë në kuadër të operacionit “Kunati” dhe ka vënë në pranga 2 persona.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ndriçim Kuka 39 vjeç dhe Bukurije Fejza 44 vjeç. Mësohet se nga kontrolli i ushtruar në banesën e 39-vjeçarit policia ka sekuestruar 21 kilogramë kanabis dhe bimë të mbjella në oborrin e banesës si dhe një pushkë dhe një pistoletë.

Policia sqaron se armët dhe droga prej 21 kg u gjetën në banesën e Ndriçim Kukës, i cili është burri i motrës së Bukurije Fejzës.

Të fundit