Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës, si devijon trafiku nga nesër
Rinisin sërish punimet përgjatë autostradës Tiranë –Durrës.
Për pasojë, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar duke filluar nga ora 07.30 e mëngjesit të ditës së nesërme trafiku do të devijohet në km 6+500 në drejtimin Tiranë - Durrës dhe në km 7+550 në drejtimin Durrës - Tiranë në rrugët dytësore në këto pika. Trafiku në këto segmente do të bëhet vetëm në një kalim.
Njoftimi:
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 14 Shkurt 2019 ora 07:00 në mëngjes), në kuadër të projektit të “Mirëmbajtjes me Performancë të Bankës Botërore” do të realizohen punime në segmentet rrugore të mëposhtme:
- Vazhdimi i punimeve për ndërtimin e (2) tombinove të reja rrethore në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë – Qafë Kashar (kthesa Rinas) në kilometrin 6+600 dhe 6+800 (Kastrati & Alba-Elettrica), për ndërtimin e pesetave hyrëse dhe dalëse të portaleve të tombinove.
Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve do të realizohet devijimi i trafikut në km 6+500 në drejtimin Tiranë - Durrës dhe në km 7+550 në drejtimin Durrës - Tiranë në rrugët dytësore në këto pika. Trafiku në këto segmente do të bëhet vetëm në një kalim.
Lëvizja e mjeteve në këtë segment rrugor do të kufizohet brenda harkut kohor prej datës 14.02.2019 deri në datë 19.02.2019, sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.
- Gjithashtu në segmentin rrugor Tiranë - Kamëz, mbas mbikalimit të Kamzës, do të realizohet riparimi i shtresave asfaltike të dëmtuara.
Punimet në këtë segment rrugor do të realizohen duke kufizuar trafikun e mjeteve në një korsi të lëvizjes gjatë kohës së kryerjes së punimeve.
Lëvizja e mjeteve në këtë segment rrugor do të kufizohet brenda harkut kohor prej datës 14.02.2019 deri në datë 17.02.2019, sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanive të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.