Flash News

KRYESORE

Shakohoxha baba që në moshën 23-vjeçare, tregon momentin kur u aksidentua i biri

Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku ka folur për rolin e tij si prind.

Shakohoxha është shprehur se është bërë baba që në moshën 23-vjeçare, kur erdhi në jetë fëmija i tij i parë, Frenkli.

I pyetur nga fëmijët se cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën e tij, komentatori ka treguar për vështirësitë që ka kaluar kur i biri u përfshi në një aksident.

“Momenti ndoshta më i vështirë i jetës ka qenë kur Frenkli, djali im i madh, pati një akident dhe u vra në kokë. Na u krijua ideja se do të ndodhte ndonjë gjë shumë e keqe. Thonë shpesh se njeriu mund të qëndrojë pa gjumë, ne kemi qëndruar 5 ditë pa gjumë dhe pa ngrënë, por Zoti është i madh dhe gjithçka kaloi”, ka thënë ai.

Të fundit