Flash News

KRYESORE

SHBA i jep Kosovës 34 milionë dollarë për projektet për zhvillimin

SHBA i jep Kosovës 34 milionë dollarë për projektet për

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin Kosovës 34 milionë dollarë shtesë, si pjesë e marrëveshjes dypalëshe për zhvillimin. Akordi u nënshkrua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe drejtoresha e misionit të Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Lisa Magno.

“Me këtë amendament do të jepen edhe 34 milionë dollarë amerikan shtesë nga SHBA-ja, duke ngritur shumën totale të mjeteve të zotuara, sipas marrëveshjes, në 198 milionë dollarë amerikan, ndërsa të gjitha fondet do të administrohen nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin nga zyra e presidentit të Kosovës.

Ndihma do të mbështesë Kosovën në rritjen e qëndrueshmërisë. Nga viti 1999 e tutje, USAID-i ka investuar në emër të popullit amerikan mbi 920 milionë dollarë në mbështetje të rrugëtimit të Kosovës drejt vetë-qëndrueshmërisë.

Të fundit