Flash News

KRYESORE

Shefi i Sigurisë në burgun e Durrësit që vrau 41-vjeçarin në Kavajë, nip i ish-deputetit socialist

Shefi i Sigurisë në burgun e Durrësit që vrau

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Dritan Haxhollit në Kavajë.

Televizionet informative raportojnë se autori i vrasjes, Bledar Toçi, Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, është nip i ish-deputetit socialist për qytetin e Vlorës Fatmir Toçi.

Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës Toçi, u la jashtë listave me kandidatët për deputetë.  Në prononcimet e tij ai pohonte se do të vazhdonte aktivitetin në politikë.

41-vjeçari Dritan Haxholli mbeti i vrarë me armë zjarri gjatë një sherri në banesën e ish-të dashurës së tij, Marsida Qatjas. Viktima ka qenë i dënuar për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike.

Të fundit