Flash News

KRYESORE

Shehi analizon letrën publike të Ramës me një paralajmërim për Bashën

Shehi analizon letrën publike të Ramës me një

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi e quan tallëse letrën e kryeministrit Edi Rama për Lulzim Bashën. Sipas tij, ftesa tregon se ai ne te vertete nuk është i interesuar për dialog.

“Ne nuk do marrim pjesë në zgjedhje, do bëjmë çmos që zgjedhjet të mos bëhen. Duke e parë këtë situatë, ai teatri i vjetër i kukullave e ka kuptuar që tani duhet të bëjë një xhest publik dhe për t’ja lënë ngarkesën pjesës tjetër. Nëse do kishte përmendur largimin e vetë, do kishte hapur një spirale. Fraza e fundit, ai e quan këtë një krizë të pakuptimtë. Letra është e kuruar dhe është pak tallëse, ka pak Konicë këtu. Se e imiton, se i mendon njerëzit budallenj”, deklaroi ish-deputeti.

Megjithatë, Shehi paralajmëroi Bashën se nëse pranon të ulet tani me Ramën, atehere do te vendose ne dyshim reputacionin e opozites, 40 ditë para zgjedhjeve.

“Nëse zoti Basha do ta pranojë, le ta pranojë! Është puna e tij. Të gjithë këto tallje që ka bëre Rama këtë radhë i ka hedhur me letër. Kjo është tallje e madhe, tallje me shkrim. Pjesa opozitare po besoi këtë letër në vëmë në dyshim reputacionin tonë që kemi ndërtuar në gjithë këtë kohë. Unë nuk shikoj asnjë shpresë tek kjo letër. Nuk merr asnjë kosto PD, nëse i thotë jo”, deklaron Shehi ne Opinion.

Të fundit