Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Dvoranit, Bardhi: U konfirmua paligjshmëria e tij në Gjykatën e Lartë dhe në KED

Shkarkimi i Dvoranit, Bardhi: U konfirmua paligjshmëria e tij në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar vendimin për shkarkimin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Për Bardhin vendimi i sotëm i KLGJ-së, konfirmon jo vetëm paligjshmërinë e qëndrimit të tij në detyrë përtej mandatit kushtetues, por edhe si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

"E kuptoj që Ardian Dvorani mund të jetë mërzitur, sepse ka lënë punët e partisë përgjysëm pasi kishte marrë përsipër t’i siguronte Edi Ramës kapjen totale të Gjykatës Kushtetuese. Është rasti i parë, i paprecedentë që një gjyqtar i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë edhe gjashtë vite të tjera përtej mandatit. Mandati Kushtetues është 9 vjet ai ka qëndruar edhe 6 të tjera, pra 15 vite qëndrim në detyrë. Vetëm Dvorani e ka pasur këtë mundësi, është rast i paprecedentë në të gjitha vendet demokratike", tha Gazment Bardhi në një intervistë për Abc Neës, me gazetaren Mirela Milori.

Bardhi u shpreh se Dvorani duhej të ishte larguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, e cila konstatoi se Ardian Dvoranit i kishte mbaruar mandati dhe nuk mund të qendronte më në detyrë.

“Ky ishte një veprim kriminal i organizuar nga ish kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj dhe drejtoreshës së qendrës së botimeve zyrtare, që vonoi botimin në fletoren zyrtare të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese përtej afateve të përcaktuara nga Ligji”, tha Bardhi.

Të fundit