Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i John Bolton, Vuçiç: Nuk kuptoj gëzimin e disave pas këtij lajmi

Shkarkimi i John Bolton, Vuçiç: Nuk kuptoj gëzimin e disave

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tregoi hapur se lajmi për shkarkimin e këshilltarit të Trump, John Bolton e mërziti.

I pyetur se si komenton faktin se John Bolton u desh ta linte postin e tij, njeriun që ishtë kundër pavarësisë së Kosovës, Vuçiç shprehu hapur keqardhjen:

“Ne serbëve na pëlqeu qëndrimi i tij për Kosovën, prandaj nuk e kuptoj gjithë atë gëzim dhe lumturi te disa, që janë të kënaqur me faktin se ai nuk është më këshilltar i presidentit Trump për sigurinë kombëtare.”

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç gjatë vizitës së tij në SHBA, është takuar me Sekretarin e Shtetit Amerikan Mike Pompeo dhe Mattheë Palmer, Përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

“Ata janë përfaqësues të drejtpërdrejt të presidentit amerikan Trump dhe të Departamentit të Shtetit. Ne do t’i vazhdojmë bisedimet. Kemi të bëjmë me njerëz të përgjegjshëm dhe seriozë me të cilët nuk është e lehtë të bisedosh, as të negociosh”, u shpreh presidenti serb.

Të fundit