Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Metës, nis sot punën Komisioni Hetimor; Kur do të thirret për të dëshmuar presidenti

Shkarkimi i Metës, nis sot punën Komisioni Hetimor; Kur do të

Një ditë pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, ka nisur punën Komisioni Hetimor që ka si objekt verifikimin e procedurës së ndjekur nga presidenti Ilir Meta, pas zhdekretimit të 30 qershorit.

Mbledhja është thirrur sot në orën 12.00, për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Në rend dite ka parashikuar:

1-      Miratimi i procesverbalit të datë 15 korrik 2019.

2-      Miratimi i Planit Hetimor të Komisionit

Ndërkohë, sipas gazetës ‘Panorama’, gjatë gushtit në sekretarinë e komisionit kanë mbërritur disa përgjigje nga institucionet publike si KQZ, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.

Sa i takon përgjigjeve nga policia, thuhet se pas 30 qershorit është rritur numri i të proceduarve, duke theksuar përplasjet në KZAZ.

Komisioni Hetimor ka përgatitur edhe një listë me persona që do të thirren për të dëshmuar. Mësohet se presidenti është thirrur javës që vjen, por nuk dihet se si do t’i përgjigjet Meta kësaj ftese.

Të fundit