Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Shkarkohen punonjësit e hipotekës në Berat, Rama: Zvarrisnin qytetarin prej 15 vjetësh
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se janë shkarkuar nga puna disa punonjës në zyrën e hipotekës, për shkak se kanë zvarritur me vite një qytetar duke mos i dhënë lejen e legalizimit.
Në postimin e tij në facebook, ai ka treguar historinë e një qytetari nga Berati që prej më shumë se 15 vitesh është endur në rrugën e hipotekës. Ai është Jani Daja, një ish-ushtarak e më pas emigrant që pasi mblodhi një shumë të caktuar parash, zgjodhi të rikthehej në vendin e tij, Berat. Ndonëse kishte marrë truallin me dokumentet e duhura, punonjësit e hipotekës e kanë zvarritur prej vitesh për të marrë legalizimin.
"MIRËMËNGJES dhe me rastin e Jani Dajës, i cili duke u drejtuar në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, pas më shumë se 15 vite zvarritjesh mori më në fund hipotekën e shtëpisë dhe u bë shkas që kush e pengonte të largohej nga zyra e shtetit, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama.