Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet banda e drogës në Janinë, 5 shqiptarë të përfshirë

Goditet një tjetër grup i shpërndarjes të kokainës dhe heroinës në shtetin grek.

Mediet greke raportojnë se policia ka kapur kreun e bandës, i cili sillte drogën nga Shqipëria. Janë arrestuar gjithsej 3 shqiptarë dhe 5 grekë. Raportohet se shqiptarët e vënë në pranga janë një 22-vjeçar, një grua 40 vjeçare dhe kreu i bandës, 31 vjeç. Ndërsa mes grekëve të arrestuar janë edhe dy femra, të moshës 29-39 vjeçe. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe dy shqiptarë, nga 30 vjeç secili.

Gjatë operacionit të sotëm janë sekuestruar 326 gram heroinë, 36 gram kokainë,

3400 euro dhe 11 celularë.

Të fundit