Flash News

KRYESORE

Shkon në 104 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, konfirmohen 15 raste të reja

Shkon në 104 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri,

Konfirmohen 15 raste të reja me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkaq në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona me Covid-19, duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 4.

Në komunikimin e përitshëm për publikun, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar dhe në Vlorë e Shkodër, dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.

Ajo dha dhe lajmin e mirë se dy persona janë shëruar duke lënë sot spitalin.

“Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit. Kemi dhe një lajm të mirë në këto ditë të ngarkuara, sot kanë lënë shërbimin infektiv dhe 2 pacientë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e të shëruarve”, bëri të ditur Manastirliu.

Shpërndarja gjeografike e rasteve

  • Tiranë 68 qytetarë
  • Durrës 7 qytetarë
  • Lushnje 2 qytetarë
  •  Elbasan 2 qytetarë
  •  Fier 12 qytetarë
  •  Rrogozhinë 2 qytetarë
  •  Kavajë 3 qytetarë
  • Korcë 3 qytetarë
  • Vlorë 4 qytetarë
  • Shkodër 1 qytetar

Të fundit