Flash News

KRYESORE

Shkrimtari kritikon kryepeshkopin Anastas: Në vend të Papa Kristo Negovanit na sjell Shën Kozmain, një taleban ortodoks

Shkrimtari kritikon kryepeshkopin Anastas: Në vend të Papa Kristo

Shkrimtari Gazmend Kapllani, profesor në Universitetin DePaul në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kritikuar në Facebook kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare Anastasin. Sipas Kapllanit prelati i lartë nuk e përmend ndonjëherë as Papa Kristo Negovanin (prift ortodosk shqiptar i vrarë nga grekët) dhe as Fan Nolin (themelues i Kishës Ortodokse Shqiptare). Ai thekson se Anastasi shkon thuajse çdo javë në Greqi nuk ka gjetur asnjëherë kohë të bëjë një takim me emigrantët ortodoksë shqiptarë.

"Ne vend të nderimit të Papa Kristo Negovanit, importohen në Shqipëri shenjtorë të huaj për Shqiptarët, si Shën Kozmai që për më shumë është një antisemit i tërbuar dhe një taleban ortodoks', shkruan Kapllani.

Gazmend Kapllani është shkrimtar shqiptar që ka emigruar në Greqi që në fillim të viteve '90 ku ka jetuar për më shumë se dy dekada duke u bërë i njohur atje si gazetar dhe shkrimar. Ai ka botuar disa libra në greqisht, më i njohuri prej tyre "Ditar i shkurtër kufijsh" dhe është përkthyer edhe në gjuhë të tjera.

Kapllani u largua nga Greqia pas kërcënimeve që mori nga partia neo-naziste Agimi i Artë. Në fillim u shpërngul në Boston me një bursë të Harvardit dhe më pas në Chicago.

Statusi i plotë:

Ky gjoja-kryepiskopi i kishes ortodokse shqiptare, Anastasi, do jete i zene duke u lutur per shpirtin e Kacifas ma merr mendja. Prandaj nuk ben gek te thote ndonje fjale perkujtimi per Papa Kristo Negovanin. As Fan Nolin nuk e permend ndonjehere. Kryepiskopi yne eshte grek me origjine (asnje problem, te mireseardhur jane te gjithe ne Shqiperi). Por shkon ne Greqi gati cdo jave dhe nuk ka gjetur asnjehere kohe te bej nje takim me emigrantet ortodokse shqiptare. Lere me te mbaje ndonje meshe ne shqip per ta ne Greqi.

Mire ai: po prifterinjte e tjere Ortodokse?

Ne vend te nderimit te Papa Kristo Negovanit, importohen ne Shqiperi shenjtore te huaj per Shqiptaret, si Shen Kozmai qe per me shume eshte nje antisemit i terbuar dhe nje taleban ortodoks.

A do flase njeri ne Kishen Ortodokse Shqiptare apo ju kane blere me bursa te gjitheve?

Të fundit