Flash News

KRYESORE

Shpallet gara për drejtuesin e Prokurorisë Anti-Korrupsion/ Të hënën emërohen 8 prokurorët e parë të SPAK

Shpallet gara për drejtuesin e Prokurorisë Anti-Korrupsion/ Të

Ditën e hënë do të miratohen emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë kësaj mbledhjeje, sipas rendit të ditës së zbardhur nga KLP, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.

Prokurorët e përzgjedhur janë:

Altin Dumani,

-Arben Kraja,

-Behar Dibra,

-Edvin Kondilli,

-Elida Celami(Kaçkini),

-Ened Nakuçi,

-Enkeleda Millonai,

-Klodian Braho

Të ftuar në mbledhjen e KLP-së thirrur nga kryetari Gent Ibrahimi, do të jenë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.

Të fundit