Flash News

KRYESORE

Shqipëria e treta pas SHBA-së dhe Britanisë për përdoruesit e drogave të forta

Shqipëria e treta pas SHBA-së dhe Britanisë për

Në fillim SHBA-ja, pastaj Britania e Madhe dhe e treta Shqipëria. Por nuk duhet që të gëzohemi për këtë renditje, sepse vendi ynë mban vendin e tretë me 2.5 %, sa i përket përdoruesve të kokainës ose së paku atyre që e kanë provuar një herë në jetën e tyre.

Të dhënat e fundit për Shqipërinë, janë të vitit 2014, ndërsa për SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, rezultojnë të jenë të vitit 2017. Këto të dhëna janë përfshirë në raportin vjetor të vitit 2019, që zyra e Kombeve të Bashkuara ka publikuar për përdorimin e drogës.

Duhet thënë se përdorimi i drogave të forta, ku përfshihet edhe kokaina, është një fenomen që po njeh përhapje në Shqipëri.

Sipas drejtorit të Qendrës Aksion Plus, Genci Muçollari, vërehet një rritje e konsumatorëve të drogave të forta.

“Ne në qendrën tonë, trajtojmë personat të cilët janë konsumatorë të heroinës, dhe këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, kemi ndjerë një rritje. Kanë qenë 850 klientë që janë trajtuar në qendra tona, dhe 120 në burgje, se ne trajtojmë edhe përdoruesit që ndalohen nga policia dhe shkojnë në burg.”, tha ai për Top Channel.

Të shpeshta janë edhe rastet e konsumatorëve të drogës që kërkojnë trajtim mjekësor.

Të fundit