Flash News

KRYESORE

Shqiptarët pa viza pune në Gjermani? Ekspertja sqaron ligjin e ri të emigracionit

Shqiptarët pa viza pune në Gjermani? Ekspertja sqaron ligjin e ri

Kohet e fundit ka pasur mjaft lajme fiktive mbi legjislacionin e ri gjerman dhe "portat e hapura" qe presin per emigrante. Zakonisht jane kompanite e interesuara qe asistojne procedurat qe prodhojne lajme te tilla dhe media shqiptare i merr te mireqena, pa verifikim.

ISP eshte ne kontakt me politikanen gjerman-shqiptare, Aneta Wolter qe e njeh ligjin dhe qe ne menyre direkte dhe racionale jep sqarimet mbi situaten aktuale dhe pritshmerite.

Qëllimi i projektligjit: Te kontrolloj dhe te organizoj ardhjen e rregullt te fuqisë punëtore te kualifikuar nga jashtë BE-se per nevojat e ekonomisë gjermane.

Kur hyn ne fuqi? Ky ligj ka shume vite qe diskutohet nga politika gjermane. Aktualisht është gati një projektligj prej mbi 60 faqesh qe do prezantohet nga ministri i brendshëm gjerman Horst Seehofer. Është planifikuar te kaloje ne kabinet me date 19 dhjetor. Hyrja ne fuqi është planifikuar per fillimin e 2019 dhe do jete për 5 vjet ne fuqi.

Kush janë barrierat? Te dinë mjaftueshëm gjermanisht, te zotërohet një zanat ose diplome ose dhe përvojë, si dhe te jene ne gjendje te financojnë vete qëndrimin ne Gjermani për gjashte muajt përgjatë kërkimit te punës. Nuk ka asnjë ndihme financiare nga shteti gjerman ne këto gjashte muaj.

Si funksionon? Behet një kërkesë për vize për kërkim pune tek ambasada gjermane sipas formularëve qe kane.

Vërteton qe posedon mjete financiare për këto gjashte muaj. Ne ligjin e ri nuk kërkohet paraprakisht një kontrate pune e nënshkruar (siç kërkohet aktualisht).

Për çfarë zanatesh behet fjale dhe a konkurrohet per vendin e punës me gjermanet apo me evropianet?Behet fjale për 61 grup-profesionesh qe do lejohen, pra 14 me shume se 2017 për te cilët nuk ka asnjë kufizim me për te huajt. Ne raste te një konjukture te dobët ekonomike ne zona te caktuara ne Gjermani, është e mundur për ato zona te rikthehet menjëherë preferenca për gjermanet apo për evropianet si dhe kufizimet e zanateve te lejuara.

Çfarë ndodh me ata qe janë ne asil me duldung? Për ata te mire-integruarit dhe me kohe-qëndrime te caktuara do ketë lehtësira, por qe do sqarohen ne fazën tjetër. Porse nuk do lejohet i ashtuquajtur „ndryshimi i korsise“/„Spurëechsel“ per te mos përzier Azilin me migracionin për pune.

Çfarë nuk dimë ende?Si do operohet me tej me ligjin aktual te punësimit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor pas hyrjes ne fuqi te këtij ligji te ri? Si do jene te shpërndara kompetencat midis dikastereve si leja e punës, titulli i qëndrimit, bashkimi familjar, njohja e diplomës, etj..?

Si do funksionoje bashkimi familjar? Cilat janë detajet e zbatimit? Cilat zanate janë me shume te kërkuara?Infermierë për te moshuar dhe për klinika, specialiste te IT-se ku dhe momentalisht ka 55.000 vende te pazëna, gastronomi, zanate te ndryshme etj. Këto informacione do te aktualizohen menjëherë pasi ligji te kaloje ne Kabinet, te aprovohet dhe te detajohet.

Të fundit