Flash News

KRYESORE

Shteti më i suksesshëm në luftën me koronavirusin shënon viktimën e parë, pak ditë pasi evakuoi 80 000 turistë

Shteti më i suksesshëm në luftën me koronavirusin

Vietnami, shteti më i suksesshëm në mposhtjen e pandemisë regjistroi sot vdekjen e parë prej koronavirusit. Një 70 vjeçar u infektua nga sëmundja në një spital.

Ndërkohë disa ditë më parë në Vietnam u evakuuan 80,000 njerëz - kryesisht turistë vendas - nga qyteti popullor turistik Da Nang pasi tre banorë u testuan pozitivë për koronavirus, tha qeveria, raporton CNN.

Pacienti, një burrë 57 vjeç, nuk kishte asnjë histori udhëtimesh ndërkombëtare dhe kishte jetuar në Da Nang për muajin e kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Vietnamit. Dy raste të tjera u raportuan ditën tjetër.

Pasi u njoftua çështja, Kryeministri i Vietnamit Nguyen Xuan Phuc kërkoi që gjurmimet e kontakteve të rriten dhe të bëhen testime në shkallë të gjerë në të gjithë qytetin, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë.

Qeveria mori vendimin drastik për të filluar evakuimin e 80,000 njerëzve nga Da Nang, një proces për të cilin tha se do të zgjaste katër ditë. Linjat ajrore vendase po kryejnë rreth 100 fluturime çdo ditë në 11 qytete në të gjithë vendin, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Vietnamit.

Vetëm dy provinca Vietnameze, Bac Giang dhe Bac Ninh, do të kërkojnë që ata që kthehen nga Da Nang të karantinizohen. Autoritetet e tjera lokale do t'u kërkojnë atyre që të plotësojnë formularët e deklaratës shëndetësore.

Da Nang është një pikë turistike e njohur për turistët vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët mblidhen në plazhet me rërë të bardhë të qytetit dhe vendpushimet bregdetare. Në vitin 2019, qyteti mirëpriti rreth 8.7 milion turistë - rreth 5.2 milion prej tyre ishin udhëtarët vendas, sipas shifrave të qeverisë.

Ndërsa evakuimi i mijëra njerëzve mbi tre raste të koronavirusit mund të duket i çuditshëm, Vietnami është mbajtur si një shembull kryesor në përmbajtjen e virusit, falë një strategjie agresive të kontrollimit të hershëm të pasagjerëve në aeroporte dhe një program të rreptë karantinash dhe monitorimi.

Vendi ka konfirmuar rreth 420 raste, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të fundit