Flash News

KRYESORE

"Shteti shqiptar posedon vetëm 10%", Genc Pollo akuza Ramën për faljen e aksioneve të Air Albania

"Shteti shqiptar posedon vetëm 10%", Genc Pollo akuza Ramën

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka akuzuar Ramën për faljen e aksioneve të Air Albania, kompanisë shqiptare të fluturimit.

Pollo shkruan se shteti shqiptar posedon vetëm 10% të kësaj kompanie, pasi sipas ish-deputetit: "Ajo që mbetet pa thënë është se 41% të aksioneve të “kompanisë ajrore kombëtare” të Shqipërisë e posedon njê “mik” i KM Rama. I ka marrë këto 41% pa investuar gjë e “pa hudh ndonji lek”. 

Pollo ka bërë një krahasim me shtetet e tjera të fuqishme evropiane si Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia, të cilat kanë kompanitë e tyre ajrore, ku thekson se në kohën kur janë themeluar, shefat e qeverive as që e mendonin dhe jo më të guxonin.

Statusi i plotë i Pollos:

Ajo që mbetet pa thënë është se 41% të aksioneve të “kompanisë ajrore kombëtare” të Shqipërisë e posedon njê “mik” i KM Rama. I ka marrë këto 41% pa investuar gjë e “pa hudh ndonji lek”.

Air France, Lufthansa, British Airëays e Alitalia janë themeluar fill pas L2B nga qeveritë përkatëse si kompani ajrore kombëtare me pronësi 100% shtetërore. Shefi i qeverisë së 🇫🇷🇩🇪 , 🇬🇧 e 🇮🇹 asokohe nuk do kishte menduar e jo më guxuar t’i falte aksione ndonjë “miku”.

Për më tepër shteti shqiptar posedon vetëm 10% në Air Albania.

Lali i Madh e ka pak bezdi të flasë për këto fakte. 

Reagimi i Pollos, vjen fill pas njoftimit të Ramës, i cili lajmëroi për avionin e dytë "Migjeni" të Air Albania.

Të fundit