Flash News

KRYESORE

Shtohet presioni i ndërkombëtarëve për Reformën Zgjedhore, Soreca: Të arrihet marrëveshje deri më 31 maj

Shtohet presioni i ndërkombëtarëve për Reformën

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me reformën zgjedhore, e  cila pritet të përfundojë më 31 maj.

Përmes një reagimi në Twitter Soreca pohoi se me rëndësi është që të bëhet progres në reformën zgjedhore, ndërsa theksoi se mirëpret qëndrimin konstruktiv nga palët dhe një marrëveshje deri më 31 maj.

“E rëndësishme është që ka përparim në Reformën Elektorale në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të ndërmarrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31.5.2020. Ne duam që Shqipëria të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, shkruan Soreca.

Edhe ambasadorja Kim reagoi për Reformën Zgjedhore, duke iu bërë ‘presion’ palëve që të punojnë në fundjavë.

Të fundit