Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Shuhet në moshën 59-vjeçare aktori i madh Xhevdet Ferri. Lamtumirë Trim!
Është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundje tumoriale aktori dhe regjisori Xhevdet Feri.
I lindur në Durrës në vitin 1960, Feri ishte një prej aktorëve më të mirë të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.
Në 1982 u diplomua në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas u emërua si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në këtë Akademi. Vazhdoi karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie.
Me dhjetra role në filma dhe në teatër po veçojmë më të njohurit për publikun:
“Përrallë nga e kaluara-1987...Trimi”
“Besa e kuqe-1982... Pali”
“Hije që mbeten pas-1985...Agron Shkaba”
“Treni niset në shtatë pa pesë-1988...Martini”
“Dasma e Sakos -1998 ...Sako”
“Vitet e pritjes-1990 ...Gjoni ”,
“Era e Ngohtë e thellësive-1982”
“Gjurmë në kaltërsi-1981, Astriti”
Në vitet 1995-1999, Feri drejtonte Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe sërish e mori këtë detyrë në vitin 2006.
Në periudhën kohore 1996 - 1998 ishte deputet i PD-së në Kuvendin popullor. Në vitet 1999-2001, drejtoi Teatrin Kombëtar.