
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
Si gjerman dhe mik shtroj një pyetje për të tashmen dhe të ardhmen shqiptare

Norbert Lammert
Pas pak ditësh do të përkujtojmë 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989. Një ngjarje e jashtëzakonshme, jo vetëm për historinë e Gjermanisë, pa dyshim shprehja më mbresëlënëse e ndryshimeve historike që ndodhën asokohe kudo në Europën Qendrore dhe Lindore, pjesë e të cilave ishin dhe u bënë edhe zhvillimet e ndodhura në Shqipëri.
Teksa hedh sytë nga procesi i ribashkimit të Gjermanisë, i rënies së Murit të Berlinit kam thënë shpesh diçka për të cilën jam i bindur thellësisht: Nëse ndryshimet e asokohe do të kishin ndodhur vetëm në Gjermani e jo edhe në vendet e tjera të Europës, nuk do të ishin realizuar as në Gjermani. Zhvillimet në Gjermani ishin pjesë e ndryshimit mbareuropian. Demokratët në Europë që ende jetonin në sisteme autoritare morën zemër si kurrë më parë nga rënia e Murit të Berlinit, i cili ishte shndërruar në simbolin e betonizuar të pathyeshmërisë së sistemeve komuniste autoritare. Por në fund ai nuk arriti t’i bëjë ballë vullnetit për ndryshim, dëshirës për liri të njerëzve.
Për ne viti 2019 shënon dhe jubileun e Kushtetutës sonë, e cila në këtë vit ka mbushur 70 vjet. Ajo çka e bën të veçantë këtë jubile lidhet me faktin se Kushtetuta jonë madje as nuk quhet e tillë, por thjesht ligji themeltar, sepse në kohën e hartimit të saj ishte konceptuar si një rend provizor për Gjermaninë Perëndimore, një shtet i ndarë dhe josovran, të cilit Forcat Aleate me bujari i dhanë leje të formulonte themelet e një rendi të ri politik.
Ky rend provizor ndërkohë jo vetëm që është kthyer në kushtetutën më të vjetër në historinë e Gjermanisë, por për habinë time ajo është një prej kushtutetave më të vjetra në botë.
Po aq domethënëse sa këto 70 vjet të vlefshmërisë së një kushtetute të menduar fillimisht vetëm si provizore, është dhe një tjetër jubile, që do mund ta kishim festuar këtë vit, por i cili na jep pak shkas për të festuar e shumë për të kujtuar. E kam fjalën për 100-vjetorin e Kushtetutës së parë demokratike gjermane, e cila në vitin 1919, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, abdikimit të Monarkisë dhe shpalljes së Republikës u hartua dhe miratua nga Asambleja Kombëtare në Weimar, e zgjedhur posaçërisht për këtë qëllim.
Këtë jubile nuk ka si ta festojmë, sepse ajo Kushtetutë nuk arriti të mbushë as 14 vjet. Rendi demokratik gjerman që mbështetej në këtë kushtetutë të menduar jo si provizore, por si e përhershme, mori fund që në vitin 1933. Madje formalisht përfundoi me anë të vendimit me shumicë votash të një parlamenti të zgjedhur, i cili për hir të së vërtetës nuk kishte dalë nga zgjedhje të mbajtura në kushtet e konkurencës së drejtë, por në të cilin përveç nacional-socialistëve, - të cilët nuk kishin shumicën, as pas mbajtjes së zgjedhjeve jo të lira nuk përbënin shumicën -, edhe me votën e demokratëve u miratua i ashtuquajturi Ligji famëkeq i Autorizimit (Ermächtigungsgesetz). Me këtë akt një Parlament i zgjedhur nga populli ia kaloi kompetencat e tij qeverisë, duke nxjerrë kështu nga shinat rendin kushtetues demokratik.
Nuk është e nevojshme t’Ju shpjegoj se çfarë erdhi pas kësaj vetëvrasjeje e kokëprerjeje parlamentare. Ajo çka pasoi nuk ishin vetëm 12 vitet më të errëta në historinë e Gjermanisë, por po të shohim edhe pasojat për fqinjët tanë, ishte periudha më e keqe në historinë e Europës. Nga këto përvoja padyshim traumatike, pas Luftës së Dytë Botërore, shkaktare e së cilës ishte regjimi autoritar nacional-socialist, kemi nxjerrë mësimet tona.
Dhe një prej mësimeve të nxjerra nuk është vetëm rivendosja dhe riformësimi i organeve kushtetuese, por edhe ngritja e institucioneve, për të cilat në fakt nuk ka modele konkrete si për shembull themelimi i fondacioneve politike, të cilat madje Kushtetuta jonë as nuk i parashikon. Tashmë ato luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në Gjermani, por në vazhdën e viteve edhe në më shumë se 100 vende të botës.
Filmi i shfaqur në hapje të aktivitetit tregon përmbledhtazi e pa nevojë për përsëritje atë që bëjmë në Shqipëri prej 10 vjetësh. Në mënyrë të ngjashme punojmë dhe në shumë vende të tjera. Kudo disi ndryshe, sepse çdo vend është i ndryshëm, por duke ndjekur kudo të njëjtën ide themelore. E nëse do më duhej të përmblidhja në një fjali atë që paraqitet në film ajo do të ishte: Detyra e Fondacionit Konrad Adenauer është të krijojë kushtet për ekzistencën e demokracisë, të garantojë strukturat demokratike dhe të forcojë demokratët.
Asgjë nga këto nuk ndodh vetvetiu. Dhe ndoshta mësimi më i rëndësishëm historik që kemi nxjerrë ne gjermanët nga historia jonë është pikërisht përvoja se demokracitë janë të vdekshme. Meqë festojmë një ditëlindje mund ta them edhe me fjalë më të buta: sistemet politike janë të vdekshme, edhe sistemet autoritare nuk janë momumente që gëzojnë mbrotje të veçantë, por ama edhe demokracitë vdesin. Historia e hedh poshtë idenë se demokracitë janë sisteme që vetëruhen. Historia e Gjermanisë e hedh poshtë këtë ide në mënyrë akoma më dramatike. Demokracitë ekzistojnë përsa kohë që demokratët ngrihen në këmbë për ruajtjen e tyre. Sapo ata nuk e bëjnë më këtë apo bien pre e besimit të gabuar se demokracia është e vetëkuptueshme, rendi demokratik fillon të shpërbëhet. Madje për ilustrim mund të sjell shembuj aktualë nga vende të njohura, çka parapëlqej të mos e bëj për hir të atmosferës festive të ditëlindjes.
Por dua të përmend të paktën disa fakte statistikore. Prej vitesh një institut prestigjioz britanik publikon çdo vit të ashtuquajturin Indeks të Demokracisë duke matur sipas kritereve të caktuara nivelin e strukturave dhe raporteve demokratike në vende të ndryshme, qofshin këto plotësisht, pjesërisht apo pak demokratike. Po të ndjekësh këtë Indeks gjatë viteve të fundit, të hapen sytë për një fakt domethënës: numri i sistemeve demokratike, madje dhe i atyre plotësisht funksionale, jo vetëm që nuk është rritur, por ka ardhur duke u ulur.
Ky fakt vlen të kujtohet për të na hapur sytë, sepse në fillim të viteve ’90 të ndodhur në efektin e emocioneve pas rënies së Murit të Berlinit, ribashkimit të Gjermanisë, rrëzimit të sistemeve komuniste në Europën Qendrore dhe Lindore, pothuajse të gjithë kishin bindjen se tashmë koncepti i rendit demokratik ishte historikisht i padiskutueshëm.
Do të kishte qenë bukur, por koha tregon se nuk është kështu: ai nuk është i padiskutueshëm. Sipas Indeksit të Demokracisë, në bazë të përllogaritjeve, analizave dhe vlerësimeve të këtij instituti, në vitin 2018 në botë ka 20, vetëm 20 sisteme demokratike të zhvilluara plotësisht, në të cilat jeton vetëm 5% e popullsisë së botës.
Pra, sot e kësaj dite kur flasim për demokracinë, nuk flasim për gjendjen normale të një shoqërie, por për raste përjashtimore. Flasim për një gjendje që të gjithë e dëshirojmë, një rend, i cili aty ku ekziston duhet të tregojë çdo ditë se është më i mirë se të tjerët. Dhe aty ku nuk ekziston apo nuk ekziston më duhet të rivendoset. Kjo është detyra kryesore e fondacioneve politike. Dhe natyrisht nuk ka detyrë më të bukur sesa të ndihmosh një vend të dalë nga sistemet autoritare e të ngrejë një sistem demokratik.
Besoj se reputacioni dhe respekti që gëzon Fondacioni Konrad Adenauer, në thelb lidhet me faktin që ne nuk pretendojmë se kemi shpikur demokracinë. Është e qartë që ky do të ishte qëndrimi i gabuar. Është fakt i pamohueshëm që Gjermania nuk e ka shpikur demokracinë. Ne kemi përshkuar një rrugë të vështirë plot kthesa të jashtëzakonshme dhe qorrsokaqe. Ndoshta për këtë arsye jemi në gjendje të trajtojmë me më shumë realizëm se të tjerët rreziqet dhe problemet. Ndoshta për këtë arsye jemi në gjendje të ndihmojmë më mirë në ato vende që duan të dalin nga sistemet autoritare e të gjejnë rrugën e tyre në ngritjen e strukturave dhe institucioneve demokratike.
Ndaj dëshiroj t’i rikthehem plot mirënjohje një fakti: trajtimi i së shkuarës.
Jam thellësisht i bindur se ngritja e një demokracie të qëndrueshme në Gjermani nuk do të ishte arritur pa gatishmërinë për t’u ballafaquar pa asnjë rezervë me të shkuarën e vendit. As nuk do të ishte arritur të rifitohej reputacioni i Gjermanisë në botë pa dëshmuar qartë që ne nuk e shohim të tashmen si kompensim për të shkuarën tonë.
Për t’iu përgjigjur pyetjes sesi viktimat e një diktature ballafaqohen me ndryshimin e rrethanave, është vendimtare që ata të ndiejnë e kuptojnë se përvojat e tyre trajtohen me seriozitet. Ashtu sikurse luan rol kryesor për reputacionin e një vendi, nëse partnerët apo fqinjët e kuptojnë se ky vend e di nga vjen. Besoj se kjo mund të formulohet si aksiomë e gjithëvlefshme: një vend që nuk e di nga vjen, nuk mund të dijë as se ku shkon. Detyrë e politikës është pikërisht kjo, që duke u nisur nga situata aktuale të shkojë drejt ndryshimeve, madje këto të fundit t’i formulojë si alternativa në konkurencë brenda radhëve të saj.
Me këtë vijmë në një tjetër detyrë të rëndësishme të edukimit politik, të fondacioneve politike. Demokraci do të thotë të mendosh në mënyra të ndryshme, do të thotë alternativa. Demokraci nuk do të thotë vetëm të kesh mundësi të shprehësh qëndrimet dhe interesat e tua, por t’i bësh ballë çdo herë nga e para me guxim tundimit për ta konsideruar mendimin tënd të vetmin mendim të mundshëm.
Më besoni që e di mirë për çfarë po flas, kur e përshkruaj këtë sfidë. Sepse të përfaqësosh me forcë qëndrimin tënd, madje të krijosh përshtypjen se si demokrat i vërtetë nuk ka si të përfaqësosh tjetër mendim, është pjesë e natyrës së përballjes parlamentare, por jo vetëm. Çka është sistematikisht e gabuar. Sepse në thelb demokracia mbështetet pikërisht në të kuptuarit e faktit se askush, askush nuk është në gjendje të formulojë dije të vlefshme njëherë e përgjithmonë, të formulojë objektiva të sakta e të padiskutueshme.
Apo e thënë me gjuhën e Filozofisë: Politika nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën, aspak, por me interesat. Dhe meqë nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi pyetjes se çfarë është e vërtetë, kemi nevojë për një rrugë që na lejon të marrim vendime dhe kjo rrugë quhet: shumicë. Por shumica nuk është testi i së vërtetës. Një shumicë nuk vendos atë çka është e vërtetë, por atë që do, çka nuk bëhet e vërtetë, thjesht sepse kështu ka vendosur shumica.
Ngatërrimi i të vërtetave me interesat është një tundim i përhershëm, edhe për demokratët, madje sidomos për demokratët.
Nëse si qytetar dhe demokrat gjerman do më duhet të formuloja ndoshta mësimin më të rëndësishëm që ne kemi nxjerrë nga dështimi i demokracisë së parë gjermane dhe suksesi i së dytës, atëherë do të thoja se për demokratët e atëhershëm, që ekzistonin padyshim edhe pse të paktë në numër – si gjithmonë -, ishte më i rëndësishëm rivaliteti mes tyre sesa përgjegjësia e përbashkët për shtetin demokratik.
Si mik i mirë guxoj të pyes, thjesht, se, mos vallë kjo pyetje shtrohet edhe për të tashmen e të ardhmen shqiptare.
Mund ta shpreh edhe më fort. Nuk më ka pëlqyer aspak kur socialistët bojkotonin parlamentin, sepse demokratët kishin fituar zgjedhjet. E po aq pak më pëlqen që demokratët bojkotojnë parlamentin, se rezultatet e zgjedhjeve nuk ishin në favor të tyre.
Mua nuk ka nevojë të më shpjegojë njeri përvojat frustruese të demokratëve. Mund t’ju tregoj vetë plot të tilla. Mbetet ama pyetja sesa të mençura, sa të mirëmenduara, sa të orientuara drejt së ardhmes janë bojkotet e ndërsjellta, refuzimet për bashkëpunim në vend të rrugës së mundimshme – e pranoj – për të gjetur zgjidhje në konkurencë me njëri-tjetrin. Zgjidhje, të cilat më lejoni ta them janë apriori të përkohshme, pasi një vendim që sot është i vlefshëm sepse në favor të saj kishte një shumicë, nesër mund të korigjohet nga një shumicë tjetër demokratike.
Një detyrë e rëndësishme e edukimit politik është të bëjë të qarta kontekste të tilla, e mbi të gjitha para se të bëhesh pre e tundimit, pasi në çaste të tilla është edhe më e vështirë që të përvetësosh apo riaktivizosh një qasje të tillë, sesa po ta kesh brendësuar si një orientim themelor.
...Po kaq shpresëdhënëse është dhe diçka tjetër: unë e kam vizituar herë pas here Shqipërinë dhe kujtoj se - krahas gëzimit tim për rrugëtimin e vendit drejt Europës dhe shpresoj drejt një demokracie funksionale e të qëndrueshme -, nuk kam thënë thjesht fjalë kortezie, por kam shprehur edhe pritshmëri.
Është e vërtetë. Përsa kohë që në proceset e integrimit europian rol të rëndësishëm nuk kanë vetëm qeveritë, por dhe parlamentet, mund të them se si qeveria gjermane, ashtu dhe parlamenti gjerman kanë mbajtur premtimin e dhënë.
Ne duam t’ia hapim Shqipërisë rrugën drejt Bashkimit Europian, por shqiptarët duhet ta dinë se kjo është një rrugë që duhet ta përshkojnë vetë.
E kjo nënkupton kushte, për të cilat në parim jemi në një mendje, për fat nuk ka diskutim rreth kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ekziston diskutimi – në thelb krejtësisht demokratik - se kur, ku, me cilat hapa më të shpejtë a më të ngadaltë. Besoj se për këto e për këtë qëllim duhet të përpiqemi të gjithë bashkë në muajt dhe vitet e ardhshëm.
*Profesor dr. Norbert Lammert është Drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer dhe ish-kryetar i Bundestag-ut gjerman.
**Fjalimi, që Politiko.al e boton me shkurtime, është mbajtur në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë me rastin e 10 vjetorit të hapjes së Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri.
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

