Flash News

KRYESORE

Si rrallë herë, Princi William shprehet për dhimbjen që i shkaktoi vdekja e Lady Dianës

Së fundmi, Princi William mori pjesë edhe në një dokumentar të BBC, dedikuar shëndetit mendor, që do të transmetohet këtë javë.

Gjatë dokumentarit, William u tregua i sinqertë rreth shëndetit të tij mendor:

“Unë dhe Catherine mbështesim njëri-tjetrin dhe i kalojmë momentet e vështira bashkë. Ne evoluojmë dhe mësojmë bashkë. Por mendoj se gjërat emocionale dalin atëherë kur nuk e pret ose ndoshta atëherë kur ti mendon se i ke përballuar me sukses. Të bëhesh me fëmijë është një nga momentet që të ndryshon totalisht jetën... Mendoj se kur ke kaluar diçka traumatike në jetë – si për shembull, babai yt s’ka qenë pranë teje, nëna vdiq kur isha ende shumë i ri – emocionet rikthehen fuqishëm, sepse është një fazë shumë ndryshe e jetës tënde dhe s’ke askënd pranë të të ndihmojë. Dhe ndonjëherë kjo gjë më mbyste... Ardhja e fëmijëve është nga momentet më të mrekullueshme të jetës, por njëkohësisht edhe një nga më të frikshmet”, -u shpreh ai.

Të fundit