Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Si të përshtasni kryeveprat klasike me gjeneratën e Instagramit
Politiko
9 Tetor 2019, 17:35
Hey Reilly është një artist dixhital i cili i ka dhënë një pamje krejt të re veprave tradicionale të Van Gogh, Botticelli dhe Da Vinci, duke i përshtatur ato plotësisht me gjeneratën dixhitale. Duke përdorur Galaxy Note 10+, ky stilist dhe ilustrues i modës ka krijuar një koleksion dixhital të kryeveprave të quajtur Mobile Masterpieces. Përshtatur me audiencën e Shekullit 21, ky koleksion sjell në jetë shumë vepra arti europiane, duke përfshirë "Vajzën me Vath Perle" të Veemerit.
Në fakt, për Reilly-n kjo është hera e parë që provo një smartphone për të shprehur gjithë artin e talentin që ai ka. Rrjetet sociale janë galeria përmes së cilës Reilly frymëzon qindra mijëra talente dhe i inkurajon ata të mendojnë, si për vetë artin ashtu edhe për mjetet krijuese që disponojnë në majë të gishtave. Samsung Galaxy Note 10+ u përdor në të gjithë procesin krijues - nga gjetja e frymëzimit, fotografimi deri tek editimi dhe ndarja e veprave të përfunduara të artit. Gjithashtu, të gjitha përfitimet e këtij smartphone, të tilla si S Pen, kamera premium, funksioni AR Doodle, softueri profesional për editimin e videove, bateria e fuqishme dhe deri në 1TB memorie të brendshme, janë kombinuar mrekullisht në këtë proces.
Rrjetet sociale po lançojnë mënyra të reja të krijimit, shkëmbimit dhe konsumimit të artit. Fakti që hashtag-u #art në Instagram është përdorur më shumë se 334 milion herë në 2019 tregon që ky rrjet social është i preferuari mes artdashësve në të gjithë botën. Rreth 80% e koleksionistëve të veprave të artit përdorin Instagram-in për të zbuluar artistë të rinj, ndërsa 75% gjejnë vepra që duan të blejnë në këtë rrjet social.
Hey Reilly është një nga artistët dixhital më të ndjekur në Instagram, i njohur për krijimin e imazheve që pasqyrojnë sensin e tij delikat të shkrirjes së modës dhe artit. Artisti, i cili është plotësisht anonim në profilin e tij, kultivon një stil të veçantë që kërkon të modelojë kulturën pop, duke i shtrirë kufijtë e saj në fushën e artit grafik. Puna e tij konsiston në elemente vektoriale të vizatuara me dorë dhe të kombinuara me ngjyra të gjalla, kolazhe dixhitale, fotografi ekzistuese të përpunuara, motive pop, personazhe vizatimorë dhe elemente të kulturës së rrugës në Londër. Punimet e Hey Reilly janë paraqitur në fushata të shumë brandeve të famshme si Moncler, Calvin Klein, Marc Jacobs, Nike, LOVE Magazine, Vogue Italy dhe BIMBA Y LOLA. Marka e tij e modës është paraqitur në Dover Street Market, dhe mund të gjendet në dyqane si Selfridges, Harvey Nichols dhe Lane Craëford. Me mbi 145,000 ndjekës në Instagram, Reilly është njohur në rrethet e modës dhe artit në Amerikë dhe Evropë si artist që krijon vepra të jashtëzakonshme dhe provokuese.