Flash News

KRYESORE

Si të shmangni flirtimet me "stil" njësoj si Princi Harry

Princi Harry ka qenë gjithnjë "i adhuruar' nga vajzat, ndaj edhe pse ai tashmë është i martuar dhe më fëmijë, kjo vëmendje karshi tij nuk mungon. Fundjavën e kaluar, ai ishte në Tokyo teksa ka ndjekur nga afër finalen e Rugby World Cup mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut. Harry takoi një grup paraplegjikësh dhe një grup studentësh. Një pjesë të këtij takimi, është publikuar përmes videos së publikuar në Twitter nga profili zyrtar i pallatit mbretëror. Në një moment, një prej studenteve flirton me princin duke i thënë atij se sa i pashëm është. Por me stil dhe xhentilesë, Duka i Sussex ka treguar unazën e martesës. Pra, burrat që justifikohen "që më gjuajti ajo", mësoni nga Princi Harry se si t`i shmangni këto "ngacmime" të sikletshme. Në rast se edhe ju e doni "princeshën tuaj", njësoj siç Harry- Meghan-in.

Të fundit