Flash News

KRYESORE

Simeone zgjedh më të mirin, xhelozi në Madrid

Simeone zgjedh më të mirin, xhelozi në Madrid

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, ka folur për ekipin e tij dhe i ka thurur lëvdata lojtarëve. Numri një i stolit beson se më i miri i ekipit të tij është Joao Felix. Argjentinasi ka krijuar hatërmbetje në ekipin e tij për fjalët e thëna.

“Krijuam raste si në ndeshjet e tjera, por kësaj radhe ia dolëm të finalizojmë. Jam i lumtur për djemtë, ishte një fitore e rëndësishme për procesin e rritjes tonë. Joao Felix është lojtari më i mirë ofensiv që kemi, ka shumë kreativitet dhe mund të krijojë gjithmonë rrezik kur ka topin.

Dua që të ketë më energji në minutat e fundit. Vrapon shumë në funksion të ekuilibrit të skuadrës, na takon edhe ne që t’i kërkojmë të vrapojë më pak “, përfundon trajneri argjentinas.

Të fundit