Flash News

KRYESORE

Siria kërcënon Turqinë: Do të luftojmë ndaj pushtuesve që ndodhen në territorin tonë

Siria kërcënon Turqinë: Do të luftojmë ndaj pushtuesve

Regjimi sirian në Damask lajmëroi se do ta mbrojë territorin e vet nga hyrja e ushtrisë turke në veri-lindje të vendit. Ky vendim tregon se ofensiva e presidentit Rexhep Taip Erdogan në vendin e shkatërruar nga lufta është e mbushur plot me rreziqe.

“ushtria siriane arabe do të përballet me forcat pushtuese të cilat ndodhen në territorin sirianë në kundërshtim me ligjin’, deklaroi ministri i jashtëm sirian Faisal Maqdad.

Ai i quajti veprimet e ushtrisë turke si pushtuese. Bombardimet e ushtrisë turke kanë detyruar 70 mijë persona që të largohen nga banesat e tyre përgjatë kufirit turko-sirian , ndërsa ka pasur edhe viktima. Uji u ndërpre për 400 mijë persona për shkak të luftimeve.

Por edhe forcat kurde u kundërpërgjigjën duke goditur me raketa qytetet kufitare. Për pasojë 6 persona humbën jetën, ndërsa u vra gjatë luftimeve edhe një ushtar turk.

Të fundit