Flash News

KRYESORE

Situatë e tensionuar në Kakavijë; Xhaçka dhe Cako nisen drejt doganës, dërgohet ujë dhe ekipe mjekësore në ndihmë të qytetarëve

Situatë e tensionuar në Kakavijë për shkak të masave të forta kufizuese të vendosura nga qeveria greke për parandalimin e përhapjes së pandemisë, ndërsa qytetarë të shumtë presin për të kaluar kufirin drejt Greqisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka dhe drejtori i AKMC-së Haki Cako kanë ndërmarrë një vizitë për të parë më nga afër gjendjen e rënduar me qytetarët që presin në radhë ta gjata në tokën neutrale, për të kaluar në pjesën greke.

Xhaçka dhe Cako pritet të takohen me drejtues të pushtetit vendor dhe policisë.

Ndërkohë, efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të FA në Gjirokastër janë në afërsi të Kakavijës.

Për pak, aty mbërrin edhe automjeti i posacëm me 10 mijë litra ujë. Drejt Kakavijës edhe autoambulancat e Forcave të Armatosura në mbështetje të ekipeve mjekësore të urgjencës mjekësore për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.

Të fundit