Flash News

KRYESORE

“S’ka bir nëne e ku*ve..”, Spaho me fjalët e ish-ministrit: Sot Tahiri kërcënoi hapur Ramën

“S’ka bir nëne e ku*ve..”, Spaho me fjalët e

Edmond Spaho, pas dorëzimit të mandatit të Saimir Tahirit, ka reaguar në Parlament, duke përmendur dhe fjalët e Saimir Tahirit.

Teksa foli për drogën e kapur së fundmi, Spaho shpreu shqetësimin se si trafikantët po të lëvizin të lirë dhe qeveria nuk bën asgjë.

“Kryetrafikanti dhe simbol i qeverisjes tuaj hyn e bredh në Kuvend. Nuk ka si të ndodh kur del e jep konferencë shtypi. Nuk ka si të ndodhë që të luftoni drogën kur vjen e kërcënon kryeministrin kur thotë nuk ka bir nëne e kurve që të më detyrojë mua luftën ndaj të vërtetës dhe cila është e vërteta që janë të dy të lidhur”, u shpreh Spaho.

Pjesë nga fjala e Edmond Spahos:

Opozia e ka akuzuar për vite të tëra, por sot është në këtë pozicion dhe si simbol i Edi Ramës për shkak të Kryeprokurorisë së Katanjas. Është kapur me presh në duar. Nuk ka mundësi që të kanabizohet e gjithë Shqipëria vetëm nga Saimir Tahiri, por është dhe Edi Rama.

Është bërë një shteti dhe trafikantësh, ndaj Shqipëria është krthyer në delen e zezë e nuk na japin mandatin.

Saimir Tahiri në emër të Edi Ramës del sot dhe lë mandatit. Para një jave a nuk erdh këtu në Kuvend për të mbrojtur mandatin. Apo shkoi  zotëria në Berlin dhe i futën dy këmbët në një këpucë, dhe bëjnë sikur dorëzon mandatin.

Pavarësisht lojërave, sot i bëri sërish presion,... “dikush më tha sot mua pse nuk deklaron sot se kontrabandisti më i madh është Edi Rama”.

Dhe sigurisht kur janë të përzier kaq shumë nuk ka si të ndodh që ju ta jepni Saimir Tahirin te drejtësia sepse në radhë të parë jeni të interesuar të mbroni Ramën. Po të ishte Tahiri, e kishit bërë kruban me kohë, por ai u tregua i zoti sa mblodhi disa dosje. Jeni bërë sot të gjithë rrjet; mbroni Tahirin sepse mbroni Ramën, veten tuaj, pushtetin tuaj.

Komuniteti ndërkombëtar ju ka njohur...

Të fundit