Flash News

KRYESORE

Skandal: Tifozët e Milanit përfundojnë në spital për një... uniformë!

Skandal: Tifozët e Milanit përfundojnë në spital për

Milani fitoi me shumë vuajtje kundër Bolognas me rezultatin 2-3. Ekipi i Piolit mori 3 pikë me mjaft vlerë në një sezon shumë të vështirë për ta. Situata në fushën e blertë ishte e mirë, pavarësisht se ekipi nuk shkëlqeu, ndërsa në krahun tjetër tifozët prishën atmosferën pozitive të takimit.

Ata u përleshen mes tyre në përfundimin e sfidës. Në dalje të stadiumit një nga tifozët goditi "shokun e tij". Mbështetësi e theri me thikë duke e çuar në spital me urgjencë. Tifozi u plagos keq, por nuk është në rrezik për jetën, pavarësisht se gjendja e tij mbetet e rëndë.

Policia ka bërë shoqërimin e autorit të krimit dhe e ka marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Sherri ka ndodhur për arsye banale, pasi tifozi e theri për një uniformë që lojtarët dhuruan pas ndeshjes.

Të fundit