Flash News

E-TJERA

Skenari për mocion mosbesimi ndaj Ramës, deklarata që ndryshoi brenda 24 orëve numrat në Kuvend

Skenari për mocion mosbesimi ndaj Ramës, deklarata që ndryshoi

Deklarata e bërë dje nga PDIU se nuk hyn në zgjedhje pa opozitën ka ndryshuar skenarët për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Tashmë pas LSI dhe PDIU, Rama nuk do t’i rezistonte dot një mocioni kundër tij.

Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji ka llogaritur votat në Kuvend, që sipas janë kundër Ramës. Ai shkruan se fronti që kërkon zgjedhje të lira dhe qeveri besimi shkon në 77 deputetë, ndërsa pjesa tjetër i përket Ramës, i cili është pakicë në Kuvend.

Reagimi i Ervin Salianjit:

Me zgjidhje kushtetuese Rama eshte pakice sot!

Kuvendi tashme me shumice te re, kauza per zgjedhje te lira dhe me qeveri besimi merr me shume se 77 vota, Rilindja 60, 3 jane deputete pa grup te regjistruar!

Ore po ky Rama si eshte shumice tani? Se nese do zgjidhje sipas kushtetutes zgjidhja eshte e qarte...Me qendrimet e LSI dhe PDIU Rilindja sot eshte pakice.

Ja nje zgjidhje kushtetuese, PS sot ka zyrtarisht te regjistruar ne Kuvend 59 deputete, ndersa fronti qe do zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe qeveri besimi ose teknike jane; po i rendis sipas regjistrimit zyrtar ne Kuvend sipas grupeve parlamentare, PD 40+20LSI+7PR+7PDIU+2 Libra+Dule+Ndoka=78 - deputetin Xhindi qe eshte dhene borxh tek grupi i PDIU! 77 deputete!

Te dhenat jane sipas regjistrimit zyrtar te grupeve parlamentare ne kuvend!

Të fundit