Flash News

KRYESORE

Sociologu: Meshkujt shqiptarë janë primitivë dhe maskilistë, e lidhin fuqinë seksuale me muskujt

Sociologu: Meshkujt shqiptarë janë primitivë dhe maskilistë,

Duke komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Kavajë, ku një person ka hyrë në shtëpinë e ish të dashurës duke qëlluar armë atë dhe personat që ishin me të, sociologu Gëzim Tushi u shpreh se meshkujt shqiptarë janë akoma në fazën primitive.

Sipas Tushit, kjo ndodh sepse ata mendojnë se mund ta dhunojnë apo dhe përdhunojnë femrën e tyre për të treguar që janë meshkuj.

Gjatë një interviste në RTV Ora, sociologu tha se meshkujt shqiptarë e lidhin forcën me fuqinë fizike, duke menduar se meqë janë të fortë fizikisht janë edhe seksualisht.

“Meshkujt e kësaj shoqërie vazhdojnë të kenë mentalitetin e tyre të korracuar maskilist. Kanë mentalitetin të jenë sundimtarë, të procedojnë me biologjinë e tyre. Meshkujt shqiptarë mendojnë akoma se janë të fortë, meqë janë të fortë fizikisht, apo me iluzionin e tyre të gabuar që janë edhe seksualisht. Mendojnë që ata janë të destinuar që ta dhunojnë, përdhunojnë dhe ta penetrojnë femrën e tyre për të treguar që janë meshkuj. Ky është primitiv. Kjo është një jetë e turpshme”, u shpreh Tushi.

Të fundit