Flash News

KRYESORE

Sondazhi i Bankës Botërore, PD: Bizneset duhet të përgatisë zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit

Sondazhi i Bankës Botërore, PD: Bizneset duhet të

Partia Demokratike akuzon qeverinë shqiptare për sondazhin e fundit të Bankës Botërore.

Sipas BB, qeveria është përgjegjëse pas akuzave të biznesit për korrupsion në administratën publike. Ish deputetja Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat, shprehet se “janë 36,1% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në oksigjenin e jetës së administratës publike tatimore dhe qeverisëse. Qeveria Rama që erdhi në pushtet me parullën e luftës kundër korrupsionit sot gjendet në bankën e të akuzuarve të biznesit si qeveria edhe më e korruptuar.

Sipas Bankës Botërore janë 44% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në një pengesë kryesore për punën e tyre ndërkohë që 34.6% e tyre u duhet të përgatisin zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit.

Në të njëjtin raport tregohet se 92,3% e bizneseve ankohen se vizitohen pambarimisht nga tatimet apo thërriten në zyrat e shtetit.

Sondazhi në fjalë i paraqitur më pas si një raport krahasues është një tjetër provë që i shtohet dosjes së madhe të korrupsionit që PD ka nisur të denoncojë që në ditët e para të kryeministrit Rama.

Këto shifra janë tregues kokëfortë që Rama dhe klika e tij në pushtet kanë krijuar një rrjetë merimange të korrupsionit ku çdo biznes i duhet të paguajë për të mbijetuar”, thotë ish deputetja, duke shtuar se “kompanitë që ankohen se taksat janë pengesë serioze për zhvillimin e biznesit për vitin 2019 janë 48.8%, kjo vlerë është 3 herë më e lartë se sa viti 2013.

Bizneset që identifikojnë administratën tatimore si pengesë serioze në biznesin e tyre janë 29% një vlerë 2 fish më e lartë se sa në vitin 2013. Sipas bizneseve shqiptare taksat e larta, informaliteti dhe krahu i pakualifikuar i punës, janë barrierat reale për të përmirësuar ekonominë dhe jetën e tyre.

Qartësisht dhe lehtësisht e kuptueshme për të gjithë; Shqipëria e Ramës është ajo e shtetit kartel që bashkëpunon me oligarkët përmes korrupsionit dhe taksave të larta.

Këto shifra dhe të dhëna në fakt vijnë mbas atyre të Departamentit të Shtetit ku Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar në Ballkan. DASH theksoi se sot duhet o të jesh i lidhur me qeverinë dhe me lidhje politike ose të paguash taksën e korrupsionit”, thekson Tabaku.

Të fundit