Flash News

KRYESORE

Sonila Meço: Rama nuk tërhiqet, opozita të bindë si ‘qeveri hije’

Sonila Meço: Rama nuk tërhiqet, opozita të bindë si

Gazetarja Sonila Meço vlerëson protestën e sotme të opozitës, për të cilën thotë se kishte pjesëmarrje të lartë dhe pa asnje incident. Në studion e lajmeve në ‘Ora News’, gazetarja sugjeron që opozita të shfaqet si një alternativë qeverisëse, pasi Rama nuk ikën para vitit 2021.

“Tani, të kërkosh largimin e Edi Ramës nuk mjafton. Opozita duhet të jetë alternative qeverisëse. Te tregojë jo se si ikën Rama sepse Rama nuk ikën, por t’iu tregojë shqiptarëve, se jemi gati nesër të qeverisim. Është shumë e vështirë të dihet se kush do të jetë Ministër i Financave nesër. Pra, mungon koncepti i ‘qeverisë hije’”, sqaroi Kryemadhi.

Protesta e sotme e opozitës ishte e dhjeta Kombëtare dhe ishte paqësore, si tubimet e kaluara.

Të fundit