Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Soreca optimist përpara gjimnazistëve në Tiranë: Përgjigjuni për vendin tuaj, jeni e ardhmja e BE
Në çelje të vitit të ri shkollor, Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ishte i pranishëm në gjimnazin ‘Petro Nini’, ku u dha dhe një mesazh të gjimnazistëve.
Mes optimizmit, ambasadori u tha nxënësve që të jenë optimistë për vendin pasi së shpejti do çelen edhe negociatat.
“Ju i përkisni Shqipërisë, ashtu sikurse ajo ju përket juve. Kini besim te Shqipëria, vazhdoni të besoni ashtu siç kam unë besim tek vendi juaj. Vazhdoni te keni besim se Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë. Së shpejti, besoj që vërtet shumë shpejt, do të çelen negociatat në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE dhe të rikthehet në gjirin e asaj që unë e them gjithmonë, është familja juaj natyrale; familja evropiane. Ju jeni e ardhmja e BE. Ndaj duhet të jeni qytetarë më të mirë te mundshëm jo vetëm të Shqipërisë por edhe të BE”, -tha ambasadori.