Flash News

KRYESORE

Sot homazhet për Moikom Zeqon, flet Pandeli Majko: Kur flas për të, kam në mendjen grupin e PS të vitit ’92- 96

Sot zhvillohen në ambientet e Muzeut Kombëtar në Tiranë homazhet në nderim të studiuesit dhe akademikut e mirënjohur Moikom Zeqo.

Familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij kryejnë sot homazhet. Mes tyre ka patur edhe politikanë, e bashkëpunëtorë të Zeqos.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko duke folur për ‘Neës 24’ e cilësoi Zeqon si politikanin më të veçantë të grupeve parlamentare të PS.

“Për mua mbetet shok, mik. Është pjesë e asaj që kur flas për grupin parlamentar të PS, kam në mendjen grupin e vitit ’92- 96, grupi më i mirë që kemi pasë. Moikomi ishte ndër më të veçantët.

Nuk ishte vetëm një politikan i mirë, por edhe njeri i mirë”, u shpreh shkurtimisht Majko.

Zeqo humbi jetën në moshën 71-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Të fundit