Flash News

KRYESORE

Sot interpelancë urgjente me Sandër Lleshajn, projektligjet që do diskutohen në Parlament

Sot interpelancë urgjente me Sandër Lleshajn, projektligjet që do

Në orën 10.00, ashtu si çdo të enjte, pritet të mbahen punimet e radhës në Kuvend.

Seanca pritet të nisë me debate, pasi deputetët e rinj i kanë kërkuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj një interpelancë urgjente, lidhur me grabitjen e 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit, ku autorët, njëri prej të cilëve u vra, arritën të merrnin një shumë prej 6.5 mln eurosh.

Deputetët e rinj kërkojnë shpjegime të detajuara mbi planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare si dhe mbi zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e rendit publik ne ambientet e këtij objekti strategjik te rendësisë se vecantë në territorin e Republikës.

Interpelanca do të parashtrohet nga deputeti Ralf Gjoni, ndërsa zhvillimi i saj do të bëhet nga deputeti Myslim Murrizi.

Po ashtu, pritet të prezantohet edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2018 dhe raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2018.

Pika të tjera:

Akt Normativ nr. 1, datë 20.03.2019 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”

Projektvendim “Për strategjinë e edukimit ligjor të publikut në Republikën e Shqipërisë”

Të fundit