Flash News

KRYESORE

Sot njoftoi dorëheqjen nga posti zëvendësministrit, çfarë shkruante një ditë më parë në Facebook Taulant Muka

Dy javë pas emërimit në detyrë, Taulant Muka njoftoi dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Arsimit. Dorëheqja e tij ishte e papritur ndërkohë që në një letër dërguar kryeministrit Edi Rama, Muka bënte të ditura edhe arsye e këtij vendimi.

“Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme”, thuhej në letrën që Muka i ka dërguar Ramës.

Ndërkohë, postimi që Taulant Muka ka shpërndarë mesditën e djeshme në rrjetin social Facebook lë të kuptohet që vendimi për t’u dorëhequr është marrë ditën e sotme.

Kjo pasi në postimin në fjalë, Muka shprehej se së basku me një grup të Ministrisë së Arsimit do të bënte rankimin e akademikëve shqiptarë sipas produktit shkencor për të evidentuar shkencëtarët shqiptarë qe jetojnë në Shqipëri.

Të fundit