Flash News

KRYESORE

Spahiu: Deklaratat e Juncker për turp, Shqipëria bazë e krimit të organizuar

Spahiu: Deklaratat e Juncker për turp, Shqipëria bazë e krimit

Ish deputeti i LSI-së, Perparim Spahiu, e ka quajtur turp deklaratën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker se qeveria Rama ka luftuar korrupsionin dhe krimin.

Ai në Facebook shkroi se krahasuar me zyrtarin në ikje të BE, Departamenti amerikan është shprehur ndryshe, " madje Shqipërinë e ka quajtur bazë të krimit të organizuar.”

Statusi

Pranoj çdo opinion të të huajve, apo quajini si të doni, por të pranoj Juncker kur thotë që kjo qeveri ka luftuar korrupsionin dhe krimin nuk e bëj dot.

Nuk kam si ta besoj kur Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur krejt ndryshe, madje Shqipërinë e ka quajtur bazë të krimit të organizuar.

Nuk kam si ta besoj kur çdo ditë firmosen kontrata korruptive në kurriz të financave publike, të denoncuara tashmë, dhe nuk kemi asnjë çeshtje në hetim.

Çfarë ti themi Juncker për krimin kur ai nuk lexoka Bild, pasi e di që Zëri Amerikës në shqip nuk ka lidhje me të.

Turp i madh..!!!

Të fundit