Flash News

KRYESORE

Spanja raporton 809 viktima në një ditë, por shënon numrin më të ulët gjatë kësaj jave

Spanja raporton 809 viktima në një ditë, por shënon numrin

809 persona të tjerë kanë vdekur dhe 7,026 njerëz janë diagnostikuar me coronavirus në Spanjë gjatë 24 orëve të fundit.

Në total,11,744 kanë humbur jetën deri tani, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 124.736, më i lartë se në Itali.

Ndërsa këto janë shifra marramendëse, ekziston shpresa se situata në Spanjë po shkon drejt stabilizimit.

Kjo është dita e dytë që numri i vdekjeve ka shkuar në rënie. Raportimi i fundit shënon edhe numrin më të ulët të viktimave gjatë kësaj jave.

Kujtojmë se ministri spanjoll i Shëndetësisë Salvador Illa në fillim të kësaj jave tha se shpërthimi në vend po arrinte kulmin.

Spanjollët sapo kanë përfunduar tre javë në izolim.

Kryeministri Pedro Sánchez pritet të zgjasë bllokimin aktual edhe për dy javë të tjera, deri në të paktën 26 Prill.

Të fundit