Flash News

KRYESORE

Spiropali: Kush thotë që shteti nuk ka lekë për ndërtimet, gënjen

Spiropali: Kush thotë që shteti nuk ka lekë për

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali tregoi disa detaje nga projekti i qeverisë për rindërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti. Ajo u shpreh se lagjet e reja do të ndërtohen duke bërë një diferencë me ndërtimet e bëra deri tani.

“Më duhet të theksoj diçka. Është një lajm që qarkullon në media që shteti s’ka lekë për emergjencat civile. Ky lajm është një gënjeshtër. Pa prekur as borxhin, as rritjen ekonomike as ndonjë projekt, qeveria ka 13 miliard lekë ose 130 milionë dollarë”, tha Spiropali në emisionin “Open”.

Ajo tregoi se këto lekë dalin nga buxheti i shtetit dhe nuk prekin asgjë. ndërkohë Shqipëria ende nuk e ka një shifër të përafërt me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, dirsa qeveria pret ndihma nga shtetet e tjera për të përballuar situatën.

Të fundit